7.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Tifozi brazilian ia lë tërë pasurinë Neymarit

Një tifoz brazilian është bërë viral në rrjetet sociale, pasi nënshkroi edhe testamentin që t’ia lërë tërë pasurinë e tij yllit të PSG-së, Neymar Junior.

Tifozi, emri i të cilit s’është përmendur, ka thënë që pavarësisht dashurisë së madhe që ka për kombëtaren e Brazilit, ai e ka identifikuar veten me Neymarin.

“Më pëlqen Neymar, e identifikoj veten shumë me të. Unë gjithashtu jamë pranë familjarëve dhe lidhja e tij me babain e tij më kujton timen me babain tim, i cili ka ndërruar jetë”.

“Nuk jam me shëndet të mirë dhe shkaku i kësaj e pashë që s’kam askënd që t’i lë gjërat e mia”.

“Unë nuk do të doja që qeveria apo edhe të afërmit e mi me të cilët nuk shkoj mirë të merrnin gjërat e mia”, tha ai për mediumin lokal brazilian “Metropoles”.

30-vjeçari shtoi se kishte tentuar t’i jepte pasurinë brazilianit edhe më parë, por tani me këtë testament të kryer në mënyrë ligjore gjithçka u finalizua.

Neymar mbetet një ndër lojtarët më të paguar në botë, pasi sipas Forbes ka fituar 85 milionë dollarë vetëm në vitin 2023.

Më Shumë

Arrestohet kryetari i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi

Kryetari I  Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren,Nysret Bytyqi, është ndaluar për 48 orë nga organet e rendit. Sipas burimeve të Sinjalit brenda hetuesisë, ndalimi i tij...

KQZ shpall rezultatet përfundimtare: ky është rezultati i partive kryesore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Rezultati për subjektet kryesore që kanë marrë pjesë...

Lajmet e Fundit