Tirana pret Kancelaren

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, viziton sot Shqipërinë, ndërsa mesazhin e saj për shtetin shqiptar pritet ta japë në takim me krerët e lartë institucionalë.

Ajo do të mbërrijë në Tiranë, në Aeroportin “Nënë Tereza”, rreth orës 13:50.

Në shkallët e Kryeministrisë, Kancelares do t’i rezervohet pritja shtetërore e nivelit më të lartë në orën 14:15, për të vijuar një takim kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama, e më pas për 45 minuta takimi mes dy delagacioneve që do t’ia lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel.

Në 16:15 parashikohet takimi i Kancelares me Presidentin Bujar Nishani, për t’ju drejtuar më pas konferencës së ekonomisë në “Tirana Business Park”, ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës.

Drejtoria e Policisë Tiranë ka publikuar masat që do të marrë për garantimin dhe mbarëvajtjen e vizitës së Kancelares Merkel.

Vizita e Kancelares Merkel do të zhvillohet nën masa të forta sigurie.

Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave, ku përfshihen ndalimi qarkullimit të mjeteve nga ora 10:30-14:30 në aksin rrugor Rinas në drejtim të Kasharit. Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.

Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”, segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit