10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Totaj: Dashuria do të triumfoj të dielën në Prizren

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizreni, Shaqir Totaj, ka reaguar pasi komuna e Prizrenit ka larguar dryrët nga “Urën e Kaltër të Dashurisë”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Totaj ka postuar një foto me bashkëshorten e tij mbi këtë urë, duke thënë se të dielën në këtë qytet do të triumfoi dashuria.

“Me ndreqë diçka, nuk do të thotë me prishë diçka tjetër. Aq më pak një vepër e cila është krijuar me dashuri e besim të mijëra qytetarëve. Me Fluturën sot kaluam nëpër “Urën e Kaltër të Dashurisë”, e cila mban shumë kujtime të qytetarëve tanë. Prizreni është shtëpia jonë prandaj na takon të gjithëve që ta mbrojmë e të punojmë për zhvillimin e tij”, ka shkruar Totaj.

Më Shumë

E dhimbshme, ky është i riu që vdiq sot në një aksident trafiku në Prizren

Sot rreth orës 12:10 në rrugën “Transiti i Vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një...

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet,...

Lajmet e Fundit