22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Totaj dënon aktin e heqjes së flamurit turk në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka dënuar aktin e heqjes së flamurit turk në Prizren, në Ditën e Pavarësisë.

“Si kryetar i Komunës së Prizrenit, dënoj aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat ku i kemi vendosur për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, shkruan Totaj në reagimin e tij.

Pesë persona janë arrestuar në Prizren në Ditën e Pavarësisë së Kosovës për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Katër nga pesë të dyshuarit janë të mitur dhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ata kanë larguar nga një shtyllë flamurin e Turqisë.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre katër te mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi PK, shkruan ‘PrizrenPress’.

Ndërkaq, kryetari Totaj thotë se Turqia mbetet mike e Kosovës.

“Shteti mik Turqia, ka qenë dhe mbetet një ndër shtetet më mbështetëse të vendit tonë”.

“ Komuniteti turk po ashtu jeton në qytetin tonë në harmoni të plotë me gjithë komunitetet e tjera, sepse dallimi është vlerë e veçantë në qytetin e Prizrenit”.

“Akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët dhe marrëdhëniet e mira që kemi me komunitetin turk dhe shtetin e Turqisë”.

“Përshëndesim organet e rendit për reagimin e shpejtë ndaj kësaj dukurie të papranueshme për qytetin tonë’, shkruan Totaj./PrizrenPres.com/

 

Më Shumë

Hasi përkujtoi 43 dëshmorët që flijuan jetën për atdhe

Në përvjetorin e 26-të të flijimit të tyre për liri, zona e Hasit, familjarë të dëshmorëve dhe organizatat e dala nga lufta përkujtuan 43...

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin EBU dhe fiton WBC International – synon elitën botërore të peshave të rënda

Dy fitore të mëdha radhazi e ngjisin Labinotin në skenën kryesore të boksit profesionist Labinot Xhoxhaj (21-0-1, 16 KO) vazhdon shkëlqimin në ring, duke regjistruar...

Lajmet e Fundit