Totaj informohet nga drejtorët e tij

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e Ekzekutivit,

Fillimisht Totaj adresoi të gjitha çështjet nga bisedat me qytetarët te drejtorët përkatës, të cilat do të trajtohen ditëve në vijim.

Çështjet më të rëndësishme që u diskutuan:

Shtrimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën “Edit Durham” është para përfundimit.
Po zhvillohen punimet në ujësjellësin e fshatit Zhur.

Kanë filluar punimet në lagjen “11 Marsi” – rregullimi i rrugëve, kanalizimit dhe instalimit të ndriçimit publik.

Në përfundim janë punimet e ndërtimit të rrugëve në fshatin Kabash, gjithashtu, po vazhdojnë punimet në pikën turistike në ujëvarat në Korishë.

Përgatitja e festave të Nëntorit.

Përurimi i lojërave dhe fitnesit në parkun e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.
Faza e tretë e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë për fermerët e Komunës së Prizrenit.

Po vazhdon aksioni i largimit të konstruksioneve metalike në gjithë qytetin.
Ka përfunduar me sukses Check-Up-i për detektimin e kancerit të gjirit gjatë gjithë muajit tetor – Muajit Rozë.

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e QKMF-së në ish bazën e KFOR-it dhe QMF-së në Korishë.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit