Totaj: Jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe të arrijmë të formojmë koalicion

Kandidati për Prizrenin nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, nuk e ka mohuar faktin e formimit të një koalicioni.

“Jemi në balotazh akoma nuk e dimë numrin e saktë të votave por s’pritet të ketë diferencë të madhe në mes të parit dhe të dytit jemi në balotazh dhe pas katër javësh do ta mbyllim procesin e rikthimin ose fitimin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Totaj në një konferencë për medie.

“Do t’i presim rezultatet finale dhe pastaj do të dimë cili do të jetë pozicioni startues për bisedime për koalicion. Jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe do të arrijmë që të formojmë koalicione parimore të cilat do të bazohen edhe në program edhe në qeverisje të mirë”, është shprehur Totaj

Totaj: Faleminderit Prizren!

Kandidati i PDK-së pë kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar strukturat e partisë dhe qytetarët për nivelin e treguar në zgjedhje.

Ai, ka paralajmëruar angazhim për baloatzh.

“Faleminderit struktura. Ky është shpirti i këtij qyteti të bukur që unë e njoh. Sot fituan qytetarët. Sot fitoi demokracia. Shumë punë na pret nga nesër!
Përulësisht, Shaqa”, shkruan Tutaj.

Sipas rezultateve të fundit të KQZ-së, Totaj ka fituar 31.68 për qind të votave, kurse kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka 39.34 për qind .

Haskuka dhe Totaj, do të shkojnë në balotazh./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Shqipëria fiton derbin shqiptar në Prizren, Kosova ndërlikon rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 89:82 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Në Prizren përmbyllet java e aktiviteteve për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Në Prizren është përmbyllur java e aktiviteteve me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e organizuar nga Këndi Amerikan. Gjatë...

Lajmet e Fundit