Shemben gurët në autostradën “Ibrahim Rugova”, bien mbi tri vetura

Disa gurë kanë rrëshqitur në autostradën “Ibrahim Rugova” të cilët kanë rënë mbi tri vetura afër kilometrit 6, në drejtim të Vërmicës rreth orës 17:30.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut hoxha, i cili ka thënë se nuk ka të lënduar.

“Sipas informacioneve fillestare të pranuara nga zyrtarët tanë në teren, sonte rreth orës 17:30 në autostradë, afër kilometrit 5/6, në drejtim të Vërmicës, është raportuar se; si pasoj e shembjes së gurëve, tri automjete janë dëmtuar, përderisa nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë .

Ai tutje ka treguar se Njësia për Menaxhim dhe Kontroll të Autostradave ka dalë në lokacion dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme, përfshirë edhe informimin e autoriteteve kompetente lidhur me gjendjen e rrugës/autostradës.

Kujtojmë që në vendin tonë, po mbretëron mot i lig me të reshura të borës, derisa ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku përmes një njoftimi të bërë sot ka thënë se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se kompanitë përgjegjëse qysh nga mbrëmë po kryejnë punën e tyre.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Lajmet e Fundit