Totaj mori pjesë në “Promovimin e diversitetit dhe gjuhës rome në Prizren”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë sot në “Promovimin e diversitetit dhe gjuhës rome në Komunën e Prizrenit”, ku përmes mbledhjes solemne u zyrtarizua gjuha rome si gjuhë në përdorim zyrtar në këtë komunë.

Totaj fillimisht ka falënderuar asamblistët për përkrahjen e kësaj iniciative.

Me këtë rast, kryetari Totaj ka potencuar se diversiteti është vlerë e Prizrenit.

“Jam krenar me këtë qytet që është mozaik me shumë ngjyra dhe këtë duhet së bashku ta shfrytëzojmë për promovim të Prizrenit që jeton në paqe, në çdo aspekt”, ka thënë Totaj.

Ai ka theksuar se komuniteti rom është shembull për angazhimin e madh për arritjen e qëllimeve dhe ndikimit në gjithë shoqërinë për respektimin e të drejtave të të gjithëve, gjë që sipas tij, Komuna e Prizrenit e ka prioritet.

Më Shumë

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit