23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Totaj: Ndryshimin në Prizren do të shihni ditën e parë të punës

Sonte në emisionin e radhës të Fidan Jupollit në Express, i ftuar ka qenë Shaqir Totaj, kandidat i PDK’së për Prizrenin. Ai ka folur rreth koalicioneve për balotazhin. Po ashtu ka bërë me dije edhe ndryshimet që do t’i sjell me marrjen e detyrës në krye të Prizrenit.

Shaqir Totaj ka treguar se ndryshimet e para me marrjen e qeverisjes së Prizrenit do të bëhen nga emërimi i drejtorëve të rinj.

“Vlera e re, ndryshimet e reja do të shihen pikërisht nga ndërrimi i drejtorëve. Kjo do të ndikoj edhe në punën që do të bëhet në komunë”, ka thënë Totaj.

Ai ka treguar se planet e tij për Prizrenin do të jenë kryesisht në zhvillim ekonomik. Totaj ka thënë se edhe Parku i Bizneseve do të bëhet funksional, me këtë rast, sipas tij do të hapën edhe vende të reja të punës për qytetarët e Prizrenit.

Për më shumë detaje, shikojeni intervistën e Fidan Jupollit me Shaqir Totajt:

 

Më Shumë

Besnik Krasniqi nuk rikandidon për kryetar të AAK-së në Prizren

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se me përfundimin e mandatit të tij aktual,...

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

Lajmet e Fundit