3.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Totaj në Turqi, viziton shumë projekte në zhvillim në sferat e arsimit dhe kulturës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Edirnes në Turqi, Recep Gurkan, ka vizituar punëtorinë e grave në “Shtëpinë e Purpurt” dhe “Qendrën e Artizanatit dhe Prodhimit e Zhvillimit të Kulturës Turke” në Edirne.

Gurkan ka sqaruar se janë duke punuar që produktet artizanale të këtyre grave të jenë pjesë edhe e tregut ndërkombëtar. Një projekt i tillë pretendohet të realizohet edhe në Komunën e Prizrenit.

Totaj gjatë vizitës në Edirne të Turqisë ka vizituar edhe shumë projekte në zhvillim në sferat e arsimit, ruajtjes së mjedisit dhe kulturës. Me ç’rast është diskutuar për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Më Shumë

Aksion i Prokurorisë së Prizrenit, arrestohen ish-zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar një aksion të gjerë policor në...

Fshatrat e Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Disa fshatra të komunës së Dragashit po përballen me mungesë të energjisë elektrike në këto ditë dimri. Banorët ankohen se kjo gjendje nuk është...

Lajmet e Fundit