Totaj premton çlirimin e Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit,Shaqir Totaj,premton se do të çlirojë këtë komunë, siç thotë ai, nga sunduesit e qeverisë së fundit.

“Problemet dhe nevojat e vërteta të qytetit tonë janë neglizhuar për një kohë të gjatë nga qeverisja aktuale e komunës dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit, të bashkuar si një trup, duhet ta rregullojnë këtë situatë”,shkruan Totaj në Facebook.

“Duke shpallur kandidaturën time për kryetar të Prizrenit, po e marrë zyrtarisht vendimin për ta udhëhequr betejën për ta çliruar qytetin tonë nga sundimi i një administrate që u kujdes ta menaxhojë degradimin komunës në vend se ta përmirësonte jetën e të gjithë neve”.

“Kam marrë mbështetje dhe inkurajim të jashtëzakonshëm nga qytetarë të shumtë , prej anëtarëve të PDK-së, ish -kolegëve të profesionit, miqve, fqinjëve dhe bashkëqytetarëve në lagjet dhe fshatrat e qytetit që janë bindur se të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta bërë qytetin tonë një vend më të mirë ashtu si e meriton të jetë”.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit