Totaj pret ambasadorin suedez, Jonas Westerlund

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim sot Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Sipas njoftimit të komunës, ata u zotuan për të bashkëpunuar më tutje për forcimin e lidhjeve ekonomike, duke i konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme të të dyja shteteve, raporton PrizrenPress.

“Me këtë rast, u shpreh gatishmëri për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht, në fushën e zhvillimit të ekoturizmit si dhe diskutuan për lidhjen e bizneseve të përpunimit të drurit dhe mobileve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, kryetari Totaj dhe Westerlund, biseduan për mbështetjen e projekteve të kulturës, rinisë dhe sportit në Komunën e Prizrenit./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Lajmet e Fundit