Totaj pret zv/ministrin Durmishi – bisedojnë për ndërtimin e ashensorëve për ngjitje në Kalanë e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me pjesëtarë të ekzekutivit, mirëpritën sot zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përfaqësuesit e “Swiss Contact”, Argjentina Grazhdani dhe Fisnik Reçica.

Siç bëhet e ditur, biseduan për jetësimin e projektit të ndërtimit të strukturës dhe ashensorëve për ngjitje në Kalanë e Prizrenit

“Me këtë rast, biseduan për jetësimin e projektit të ndërtimit të strukturës dhe ashensorëve për ngjitje në “Kalanë e Prizrenit” që do të jetë një tjetër element atraktiv për turistët e huaj dhe vendës që do ta sodisin qytetin nga një dimension krejtësisht tjetër dhe do ta përjetojnë bukurinë që sjell ngjitja në Kalanë e qytetit”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit