8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Totti flet për transferimin e Ronaldos në Juventus

Francesco Totti uron që Cristiano Ronaldo të jetë i suksesshëm te Juventusi.

Legjenda e Romës nuk ka asnjë dyshim se CR7 do të ketë sukses edhe në Serie A, ashtu si në Premierligë e La Liga.

Ronaldo u largua nga Reali pas nëntë sezoneve, ku fitoi 16 trofe – duke shënuar 450 gola në 438 paraqitje.

“I zhgënjyer se nuk do të luaj kundër Ronaldos? Jo, kam luajtur kundër tij tashmë. E kam takuar dhe jam i lumtur sepse ai do t’i sjellë shumë futbollit italian: ai është i jashtëzakonshëm, më i miri bashkë me Messin”, tha Totti, i cili vitin e kaluar u pensionua nga Roma.

“Shpresoj se ai do të ketë sukses edhe këtu dhe se Serie A do të rikthehet në maja si dikur”, shtoi legjenda e Romës.

Më Shumë

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Lajmet e Fundit