2.5 C
Prizren
E hënë, 1 Dhjetor, 2025

Tragjedia e papërmbyllur e Nexhmije Hajdarit nga Krushe e Vogël

20150118094430927646Nexhmije Hajdari nga Krusha e Vogël e Prizrenit katër muaj më parë e kishte takuar vdekjen me një dëshirë – që në amshim t’i takonte pesë djemtë dhe burrin. Ata ishin vrarë në mars të 1999-s dhe mbetjet e tyre mortore ishin zhdukur nga forcat serbe të sigurisë.

Përgjatë një dekade e gjysmë të mbushur me dhimbje, e ndjera Hajdari ishte dashur që tri herë të merrte pjesë në varrimin e mbetjeve të më të afërmve të saj. Por as tri ceremoni varrimesh nuk kishin mjaftuar që ajo t’u jepte lamtumirën e fundit djemve të saj, ngase ende njëri prej tyre figuron si i pagjetur.

“Në dhjetë ditët e fundit të jetës vazhdimisht na thoshte se po du me shku edhe unë te djemtë e mi. Po ishte në merak që edhe njëri s’u gjet. Thoshte: dua që të shkoj t’i shoh të gjithë bashkë. Vazhdimisht i përsëriste këto fjalë”, ka thënë Flurim Hajdari, djali i vetëm i mbetur gjallë i Nexhmijes, tashmë të ndjerë.

Në kohën kur forcat serbe të sigurisë ia kishin mësyrë Krushës së Vogël, Flurimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së i vendosur në Reti. Në saje të këtij angazhimi ka shpëtuar nga masakra e 26 marsit 1999. Por këtë fat nuk e kanë pasur vëllezërit dhe babai i tij.

Më i vogli prej vëllezërve të vrarë ishte Murseli, vetëm 13 vjeç. Ndërsa mbetjet e vëllait tjetër, Veselit, që asokohe ishte 17 vjeç, priten me ankth nga familja Hajdari, anëtarët e së cilës sot jetojnë në shtëpinë e rindërtuar në kodër të fshatit./koha ditore/

Më Shumë

Vendosen pllakat përkujtimore në Ngucat të Malishevës në nder të sakrificës për liri

Në nder të Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandant Adem Jasharit dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në fshatin Ngucat të...

28 Nëntori: Rreth 20 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat kombëtare. Shumica prej tyre kanë kaluar nëpër Pikën Kufitare të Morinës. Vetëm gjatë 24 orëve...

Lajmet e Fundit