Tragjike/ 22-vjeçari gjendet i ngrirë për vdekje në Alpe

Pushimet dimërore në Francë për Owen Lewis kanë shkuar në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi 22-vjeçari britanik shtë gjetur i vdekur.

Ai kishte shkuar për pushime dimërore në Alpet Franceze dhe kishte humbur kontaktet që prej datës 1.

Pas kërkimeve të gjata Owen është gjetur i ngrirë për vdekje nga një helikopter.

Dyshohet se 22-vjeçari ka humbur rrugën e resortit.

Një shok i Owen kishte lajmëruar në rrjetet sociale se miku i tyre kishte humbur që prej datës 1 janar 2018 dhe nëse dikush kishte informacion për vendndodhjen e tij të ndihmonte, duke shtuar se ky lajmërim nuk ishte një shaka.

Policia është shprehur se nuk ka asnjë pistë dyshimi për ndonjë vrasje, apo diçka tjetër përpos vdekjes nga i ftohti.

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Lajmet e Fundit