10.1 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

“Transferim te Juve? Të shohim”, flet agjenti i mesfushorit italian

Agjenti i Jorginhos, Joao Santos, ka folur për të ardhmen e klientit të tij. Sipas Santos, Jorginho mund të transferohet te Juventusi.

“Kemi ende kontratë me Chelsean dhe për tre vitet e ardhshme, por nëse nuk e duan në ekip, kemi oferta.

Një transferim te Juventusi? Të shohim”, u shpreh agjenti i Jorginhos, i cili po flitet si pasuesi i Miralem Pjanic, që me shumë gjasa ka bërë gati valixhet për t’u transferuar te Barcelona.

Tek ekipi i Chelsea, Lampard ka një projekt të qartë dhe po ndërton një ekip për të ardhmen, me produkte nga akademia dhe me prodhim vendas. Abraham, Mount, Loftus-Cheek, Hudson-Odoi, Reece James dhe Fikayo Tomori janë vetëm disa nga emrat kryesorë të projektit që ka Lampard.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Rreth orës 11:30 të...

Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudistja Flaka Loxha ishte e lirë në xhiron e parë, kurse në të dytën mposhti me Ippon, Silvia Pellitteri nga Italia. Në çerekfinale ajo humbi...

Lajmet e Fundit