3.2 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Tre ish-drejtues të lartë të UÇK-së, cak për Gjykatën Speciale

UCk-marshTre ish-drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që edhe sot janë pjesë e politikës janë vënë në shënjestër të Task Forcës Speciale Hetuese.

Sipas burimeve të sigurta, këta tre po hetohen për rolin e tyre vendimtar në zhdukjen e njerëzve gjatë dhe pas luftës dhe dërgimin në disa “kampe të menaxhuara nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Kosovë dhe jashtë saj”.

Një prokuror special prej dy javësh është në Kosovë duke kryer hetime.

Gjatë kësaj jave ka intervistuar dëshmitarë lidhur me këto dyshime.

Prokurori ka zbuluar gjatë intervistave që dyshimi për krime lufte dhe kidnapime njerëzish edhe pas luftës bie mbi së paku tre ish-drejtues të lartë të UÇK-së.

Burime të ndryshme kanë konfirmuar këto hetime dhe dyshime. Hetimet i ka konfirmuar edhe Task Forca e themeluar për hetimin e dyshimeve që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës i hartuar nga senatorit Dick Marty.

Gazeta ka zbuluar po ashtu se tre ish-pjesëtarë të UÇK-së, të rangut më të ulët, do të jenë të akuzuarit e parë. /Koha Ditore/

Më Shumë

Hajnat futën në një shtëpi në Ngucat të Malishevës, vjedhin para e stoli ari

Shtëpia e një familje në fshatin Ngucat të Malishevës ka qenë cak i hajnave ditën e djeshme. Siç thuhet në raportin e Policisë, një person...

Vdes 44-vjeçari nga Prizreni, kishte rënë nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi kishte rënë nga lartësia, mëson Klan Kosova. Sipas burimeve të Klanit, burri ishte...

Lajmet e Fundit