17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Tre muaj 54 raste të dhunës në familje në Prizren

Gjatë vitit 2018 në Prizren janë paraqitur 218 raste të dhunës në familje, përderisa në tremujorin e parë të 2019’ës janë paraqitur 54 raste.

Koordinatorja për dhunë në familje nga Prokuroria Themelore në Prizren Mehreme Hoxha, theksoi se nga 218 lëndë të cilësuara si dhunë në familje, janë kryer 193 lëndë, ndërsa nga 54 lëndë të 2019’ës, janë kryer 44 lëndë.

 

Në takimin e rregullt të Mekanizmit institucional me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve që ndërlidhen me veprat penale të cilësuara si dhunë në familje, ishin të pranishëm përfaqësues nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, përfaqësues nga Gjykata, mbrojtës të viktimave, përfaqësues nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Strehimorja si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.

 

Të gjithë pjesëmarrësit në takim vlerësuan lartë bashkëpunimin që ekziston në mes institucioneve kompetente për trajtimin efikas dhe të shpejtë të këtyre rasteve. Sidomos, u vlerësua trajtimi i dinjitetshëm i viktimave të dhunës në familje që bëhet nga ana e këtyre institucioneve.

 

 

Po ashtu, u theksua se të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me dhunë në familje, janë kryer me prioritet të theksuar.

 

Si domosdoshmëri në takim u paraqit nevoja e përmirësimit të hartimit të kallëzimeve penale. U kërkua që kallëzimet penale të jenë më të formalizuara, të theksohen provat, vlerësimi i rrezikshmërisë, numri personal i viktimës, i të pandehurit etj.

 

Nga të pranishmit u vlerësua se shqetësuese edhe me tutje mbetet rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje, e sidomos të rasteve recidiviste. Andaj, u kërkua që rastet e tilla të trajtohen me prioritet dhe me seriozitet të theksuar dhe të vlerësohet shkaku apo problemi, në mënyrë që të shtohen mekanizmat e mbrojtjes ndaj dhunës në familje.

Më Shumë

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Lajmet e Fundit