Tre të arrestuar për drogë në Dragash

Tre persona janë arrestuar në Dragash.

Ata dyshohen për posedim të drogës.

Policia njofton se njëri prej tyre është ndalur në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin me 20.12.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti së bashku edhe me tre të dyshuar tjerë meshkuj K/Shqiptarë kanë qenë të përfshirë në rastin e cekur”, thuhet në njoftim të PK-së.

“Njësitet policore gjatë bastisjes në tri lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me 7 fishekë, substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 19.1 gramë dhe një telefon celular”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”.

Rasti vazhdon të hetohet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit