7.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Tre variantet e emblemës së Kastriotëve

Emblemën e Kastriotëve, përveç stilit që është i njohur ndër shqiptarët, haset edhe në një stil të dytë që është shumë pak i njohur.

Kjo emblemë është gjetur në miniaturë me ngjyra në një libër Uratash, i cili u punua për t’iu dhuruar Skënderbeut nga ana e Alfonsit V të Aragonës dhe të Napolit.Viti i punimit dhe i dhurimit të këtij libri lidhet me vitin 1451 kur në Gaeta (Mbretëria e Napolit), u nënshkrua një traktat aleance midis Skënderbeut dhe Alfonsit të Napolit. Fusha e stemës është e ndarë në ngjyrë të artë dhe të kaltër. Mbi pjesën që eshtë me ngjyrë të artë eshtë e vendosur një shqiponjë e zezë, dykrerëshe e kurorëzuar dhe krahëhapur.

Lart është vendosur një trekëndësh i kaltër me yll të artë, tetëcepësh. Mbi pjesën e kaltër është luani i artë i ngritur në dy këmbët e pasme, i cili mban lart një shpatë po të artë. Në këndin e djathtë-lartë, eshtë një zambak i argjendtë.Ky kombinim simbolesh me siguri se eshtë lidhur edhe me Topiajt, si Principatë më e hershme se Principata e Kastriotëve.

Këtë lloj steme të Kastriotit, ku shqiponja eshtë bashkë me luanin e Topiajve e hasim edhe mbi varrin e Konstantin Kastriotit, nipit të Skënderbeut, në varrezat e kishës Santa Maria La Nova në Napoli të skalitur në vitin 1500 nën kujdesin e gruas së Skënderbeut, Donika Kastrioti.Emblemën e gdhendur në dy anët e monumentit mortor e ka analizuar dhe botuar studiuesi italian, Padilione në vitin 1870 dhe më vonë arbëreshi Zef Skiroi në Palermo në vitin 1904.

Për këtë stemë e kishte fjalën edhe profesori i nderuar Pëllumb Xhufi e që futi huti të paparë tek historianët shqiptarë në Maqedoni.Varianti i dytë dhe i tretë janë realizime të së njëjtës përfaqësi. Stema heraldike e familjes Kastrioti nga viti 1568, siç e cilëson edhe historiani Jahja Drancolli, e cila është përdorur në dukatin Nocera të shtetit të Napolit…!

Ky variant gjendet edhe në Bibliotekën dixhitale – qendra e dixhitalizimit në Mynih nën titullin 1550-1555 Chastrioto (Gjergj Kastrioti Skenderbeu) Insignia Venetorum nobilium II (A -IP) – BOD Cod.icon. 272, [Sl] Itali, 1550-1555 [BSB-Hss Cod.icon. 272].

Marrë nga usaalbaniansociety / KultPlus.com

Më Shumë

Haxhi Avdyli komenton foton ku shihet bashkë me Hashim Thaçin

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli e ka mohuar se ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës përkundër se i është...

90 vjet nga lindja e shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritëro Agolli solli në...

Kurti thotë që do të fitojnë pa balotazh në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Prizren ka shprehur besimin se kandidati i kësaj partie Mytaher Haskuka do të fitojë në...

Lajm fantastik: Shkencëtarët në Britani i japin goditje fatale sëmundjes së kancerit

Kombinimi i ilaçeve të imunoterapisë mund të sigurojë një trajtim më efektiv dhe me më pak efekte anësore sesa kimioterapia Një trajtim i ri i...

Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja për masën e subvencionimit të pagës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të punësuarit e formalizuar kanë të drejtë që të aplikojnë për subvencionimin e pagës deri më 15...

Çka ndodh sot në Prizren

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 11 tetor 2021 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

Totti: Nga Roma do të isha larguar vetëm për Real Madridin

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka theksuar se gjiganti spanjoll Real Madridi është klubi i vetëm për të cilin do ta kishte lënë Romën. Historia...

Ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e ‘varur’ nga paratë e diasporës

Ekonomia vazhdon të jetë e varur nga paratë që diaspora dërgon në Kosovë. Paratë e dërguara dhe ardhja e tyre për pushime në Kosovë,...

Djali e rrah nënën e tij në Prizren

Në Prizren është arrestuar një mashkull me probleme psikike, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, raporton PrizrenPress Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa...

“Tentova të vrisja veten”/ Arjola Demiri: Përveçse më tradhtonte, burri edhe më rrihte

Duket se martesa i ka lënë plagë të hapura ende aktores Arjola Demiri, e cila ka rrëfyer sërish me banorët e Big Brother. Arjola sot...

Deputetët duan debat për barrierat tregtare me Serbinë, kërkojnë pjesëmarrjen e ministres Hajdari

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë ka diskutuar për organizimin e një debati publik lidhur me barrierat tregtare Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online. E për...

Sot ngritje e lehtë e temperaturave, nesër rikthehet sërish shiu

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht u vranët dhe me rritje të lehta të...

Newcastle e dëshiron Zidanen

Newcastle United është duke menduar seriozisht për zëvendësimin e trajnerit aktual, Steve Bruce. Drejtuesit arabë, që blenë klubin e Premier Ligës së fundmi, po mendojnë...

Ky është plani i Anton Qunit për zhvillim ekonomik në Prizren

Kandidati i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka shpalosur programin e tij qeverisës në emisionin Prime Time, në Kanal10. Quni...

Mytaher Haskuka për aktakuzat ndaj zyrtarëve të Prizrenit: Të gjitha janë politike

Kryetari aktual i Prizrenit, njëherësh dhe kandidat për një mandat të dytë nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka ka folur në lidhje me aktakuzat...

4 të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga Covid-19, dhe nuk është regjistruar asnjë rast i...

Lajmet e Fundit