99 të vdekur në rrugë

aksident ne autostradNumri i të vdekurve në aksidente trafiku ka shënuar rritje gjatë këtij viti. Janë 99 persona të cilët kanë humbur jetën deri në shtator, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte nëntë vdekje më pak.
Janë këto shifra alarmante të cilat e kanë shtyrë Policinë e Kosovës dhe organizatat vendore e ndërkombëtare që të fillojnë një fushatë për parandalimin e aksidenteve në rrugë.

Fushata me moton: “Mos e bjer punën deri këtu”, pritet të fillojë së shpejti dhe e njëjta ka të bëjë me ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor. Drejtori i policisë së trafikut, kolonel Sheremet Ahmeti, ka thënë se siguria rrugore në Kosovë është një brengë e madhe pasi që pasojat që po shkaktohen janë të dhimbshme dhe të rënda.

“Gjendja e sigurisë gjithandej në rrugët e Kosovës është një brengë mjaft e madhe. Mund të them se nuk jemi fare të kënaqur me gjendjen çfarë është krijuar në rrugët e Kosovë dhe pasojat që shkaktohen janë të dhimbshme dhe mjaft të rënda”, ka thënë Ahmeti..

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit