10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Trepça fiton në udhëtim te Prizreni 16

Trepça ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 70-79 (9:23, 22:19, 17:25, 22:12), në xhiron e 23-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke pasur epërsi prej dhjetë pikësh, 7:17, e më pas e ngritën epërsinë edhe më shumë, duke e fituar çerekun e parë 9:23. Epërsia më e lartë në pjesën e parë ishte 16 pikë për mysafirët, ndërkohë që vendasit bënë përpjekje maksimale për të afruar rezultatin dhe ajo që arritën ishte deri në 11 pikë, 31-42.

‘Xehetarët’ ishin të vendosur për fitore dhe sërish në periudhën e tretë e ngritën epërsinë, në 17 pikë, 40:57, ndërsa në fund të kësaj pjese arritën epërsinë më të lartë, 48:57, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit tentuan rikthimin e madh, por vetëm arritën të ngushtojnë shifrat në 66:74, e më pas mitrovicasit e kontrolluan lojën, duke triumfuar me rezultat 70-79.

Te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 25 pikë e dhjetë kërcime dhe Xavier Cannefax me 23 pikë e pesë kërcime, ndërsa te Trepça u dalluan Mike Edëards me 19 pikë e 13 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 14 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime.

Prizreni 16 ka 13 fitore e nëntë humbje, kurse Trepça 16 fitore e shtatë humbje.

Më Shumë

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit