Kanye West u ndalua të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Grammy, arsyeja?

Vendimi për të mos u paraqitur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve është marrë për shkak të sjelljes së tij në internet dhe faktit që së fundmi i është pezulluar llogaria e tij në Instagram, për shkak të postimeve të papërshtatshme.

Konkretisht, të mërkurën, Kanye është suspenduar nga rrjeti social i njohur për shkelje të politikës së platformës për gjuhën e urrejtjes,dhe ngacmimet.

Kanye dyshohet se ka përdorur fyerje racore për të përshkruar drejtuesin e The Daily Show, Trevor Noah, i cili kohët e fundit kritikoi West për ngacmimin publik të ish-Kim Kardashian gjatë procesit të divorcit.

Prandaj Instagrami hoqi përmbajtjen nga llogaria e reperit dhe e kufizoi profilin e tij në postime, komente dhe mesazhe direkte për 24 orë.

Këtë vit, West u nominua për pesë çmime Grammy, katër prej të cilave janë për punë në albumin e tij të 10-të në studio “Donda”, i publikuar në gusht 2021: kënga më e mirë rap, performanca më e mirë rap melodike, albumi më i mirë rap dhe albumi i vitit.

Në fillim të këtij muaji, West publikoi një video muzikore për këngën e tij “Eazy”, në të cilën ai ilustroi të dashurin aktual të ish-gruas së tij, Kim Kardashian.

Përkatësisht, në video shfaqet i animuari Pete Davidson, i cili u rrëmbye, u lidh dhe në fund u varros.

Shumë ishin të tmerruar nga veprimet e Kanye-s, ndaj kjo është ndoshta një nga arsyet pse ai u ndalua të performonte në \Grammy Awards\.

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit