19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Tri subjektet serbe në Prizren morën vetëm 66 vota

Prizreni5-24Krahas subjekteve shumicë shqiptare dhe atyre të pakicave të tjera që jetojnë në Prizren, përfshirë ato boshnjake, turke dhe të komunitetit RAE, në zgjedhjet e 3 nëntorit, garuan edhe tri subjekte serbe.

Pjesëmarrja e tyre paraqet konkurrimin e parë për zgjedhjet e lira të mbajtura pas shpalljes së Pavarësisë së vendit më 2008, ndërsa një përfaqësuese serbe ka qenë pjesë e Asamblesë Komunale të Prizrenit, në mandatin e dytë të mbajtur pas luftës, deri në vitin 2007.

Anëtari i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ-së) në Prizren, Ilir Baldedaj, konfirmoi për “Zërin” se nga rezultatet e votimit në Prizren del se subjektet që përfaqësojnë komunitetin serb në këtë komunë morën 66 vota, shumicën në fshatrat Sreckë dhe Novakë.

Më e votuara nga ky komunitet doli Lista Iniciativa Qytetare Serbe (Gradjanska Iniciativa Serbska) që mori 46 vota. Ky subjekt pati më së shumti kandidatë, gjithsej tetë emra, ndërsa listës i prin Bogoljub Iliç.

Nga dhjetë vota ndërkaq morën dy subjektet tjera serbe Iniciativa Qytetare e Prizrenit (Gradjanska Iniciativa Prizren), që kishte gjashtë kandidatë me në krye Aleksandra Mitroviç dhe SLS që konkurroi me vetëm një kandidat, Ivan Krstiç.

Në anën tjetër askush nuk di sa vota kanë marrë këto subjekte nga votimet në Serbi. Këtë nuk e konfirmojnë as në KKZ e as një rrjetin e organizatës “Demokracia në Veprim”.

Në KKZ-në e Prizrenit po ashtu nuk jepen shifra rreth listës me numrin e saktë të votuesve serbë.

Në Prizren tashmë jetojnë pak serbë dhe se nuk dihet se ku jetojnë kandidatët e përfshirë në garën zgjedhore.

Referuar regjistrimit të fundit të popullatës, më 2011 del se në komunën e Prizrenit jetojnë 275 serbë, disa prej të cilëve në fshatra të luginës së Lumbardhit, që ndryshe njihet si “Zhupa”.

Nga 156.427 votues me të drejtë vote, në komunën e Prizrenit vullnetin e tyre qytetar, në zgjedhjet e fundit lokale e shprehën afro 60 mijë persona. Pas numërimit, ndërkaq doli se 7.800 vota ishin të pavlefshme, sidomos ato për Kuvendin Komunal apo shumë më tepër se herëve tjera.

Llogaritet që përafërsisht një kandidati për të qenë pjesë e organit më të lartë lokal, Asamblesë Komunale që ka 41 vende i duhet të ketë siguruar mbi 800 vota.

Kjo rregull ndryshon për femrat, të cilat mund të hyjnë në Kuvend me më pak vota, për shkak të përfaqësimit gjinor.

Më Shumë

Zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve, aksione në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Gjatë kësaj jave, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka zhvilluar aksione të koordinuara në komunat e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Dragashit për evidentimin dhe shkyçjen e...

Zafir Berisha prezanton iniciativën politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” – gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, prezantoi zyrtarisht iniciativën qytetare politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” (BDP), e cila do të garojë në zgjedhjet lokale...

Lajmet e Fundit