11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Tri vjet pa legjendën e futbollit, Fadil Vokrrin

Sot bëhen tri vjet nga vdekja e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, pasi i vuri themele të forta futbollit kosovar sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, raporton

Vokrri e udhëhoqi FFK-në për mbi një dekadë, përfshirë në kohët më të vështira të federatës, sic janë proceset e pranimit në UEFA e FIFA. Pas shumë përpjekjeve, më në fund në vitin 2016, FFK-ja u pranua në shtëpitë e futbollit botëror dhe evropian falë Vokrrit.

Menjëherë atë vit Kosova nisi me ndeshje zyrtare dhe kualifikuese për Kupën e Botës dhe më vonë edhe për Kampionatin Evropian, ndërsa më pas edhe përfaqësueset e tjera e po ashtu klubet.

Vokrri e filloi karrierën e tij si futbollit me Llapin në Podujevë, mirëpo debutimin si futbollist profesionist e bëri me Prishtinën në vitin 1980. Karriera e tij 15-vjeçare e dërgoi atë në Partizan, Nimes, Fenerbahce, Bourges 18. Në fund të karrierës së tij, në vitin 1995, ai u pensionua në klubin Montlucon.

Pas karrierës së tij mbresëlënëse si futbollist, Vokrri e mori përgjegjësinë e pozitës së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës më 16 shkurt 2008, dhe këtë pozitë e mbajti deri në vdekjen e tij.

Vokrri e shtroi rrugën për suksesin e treguar në Ligën e Kombeve, ku Kosova u promovua nga Liga D në Ligën C dhe e siguroi një vend në play-offs për kualifikime në Kampionatin Evropian. Falë punës së tij në FFK, Kosova u anëtarësua në UEFA dhe në FIFA në maj të vitit 2016. /Gazeta Express

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Lajmet e Fundit