6.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Trilogjia Fury-Wilder s’do të ndodhë, hapet rruga e meçit britanik me Joshuan

Trilogjia në boksin e peshave të rënda ndërmjet Tyson Furyt e Deontay Wilder, që pritej të zhvillohej në dhjetor, nuk do të ndodhë.

Daily Mail raporton se kjo ka ndodhur për shkak të skadimit të së drejtës kontraktuale të Wilderit për revansh, pas humbjes së bujshme të titullit WBC në meçin e dytë ndaj Furyt në Las Vegas në muajin shkurt, transmeton KOHA.

Kjo i hap rrugë meçit të boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua, për më të mirin e botës.

Joshua do të mbrojë titujt WBA, IBF dhe WBO kundrejt Kubrat Pulevit më 12 dhjetor, derisa meçin ndaj Furyt pritet ta zhvillojë në vitin 2021.

Image

Më Shumë

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Ballkani triumfon në Gjilan dhe vazhdon kryesimin

Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2. Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash...

Lajmet e Fundit