4.1 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Trump i nxjerr “të kuqin” medias pas takimit me presidentin e FIFA-s (Video)

Në Ushaington, Donald Trump pati një takim të veçantë dhe shumë të rëndësishëm me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ku diskutuan për organizimin dhe mbarëvajtjen e Kupës së Botës të vitit 2026, që do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Gjatë konferencës për mediat në Zyrën Ovale, Infantino i dhuroi Trumpit disa sende simbolike, por që janë jetike në botën e futbollit, si kartonët që përdorin gjyqtarët, një fanellë etj…

Ai madje i shpjegoi Presidentit amerikan rastet kur përdoren kartonët e verdhë ose të kuq gjatë ndeshjes së futbollit dhe Trumpit duket se i pëlqeu tej mase kartonin i kur që përdoret për të “djegur” një lojtar, pra për të nxjerrë atë jashtë fushës së blertë.

 

“Edhe një gjë – u shpreh Infantino. – Ju e dini, në futboll ne kemi edhe arbitra apo jo? Ata kanë edhe kartonët, të verdhin dhe të kuqin. I verdhi është për paralajmërim, e kur do të përjashtosh dikë… (tregon kartonin e kuq), ndaj mund të jetë e dobishme në të ardhmen, nuk e di”, tha Infantino.

Pasi e dëgjoi me vëmendje, Trump u “mahnit” nga “fuqia” e kartonit të kuq dhe ia nxori atë gazetarëve të pranishëm në sallë, duke treguar kështu me shaka edhe raportet jo fortë të mira që ka me ta.

“Ky është shumë i mirë. Më pëlqen ky”, tha Trump me shaka.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Kanadanë dhe Meksikë, do të organizojnë Kupën e Botës në vitin 2026, për herë të parë që nga spektakli ndërkombëtar që zbriti në SHBA në vitin 1994.

Më Shumë

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Akademikut, njëherësh ish-kryetarit të Kuvendnit të Kosovës, Nexhat Daci, sot me nderime shtetërore, ju dha lamtumira e fundit, në varrezat e kryeqytetit në Arbëri. Në...

Malishevë: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, rasti po hetohet

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është dërguar pa shenja jete një person. “Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima,...

Lajmet e Fundit