14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Trump mbetet pa mbrojtës, japin dorëheqje pesë avokatët e tij

Të pesë avokatët të cilët pritej ta përfaqësonin ish-presidentin Donald Trump kanë dhënë dorëheqje.

Ekipi i udhëhequr nga avokati i Karolinës së Jugut, Butch Bowers, dha dorëheqje për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së mbrojtjes së Trump, thanë burimet. Avokatët kishin planifikuar të argumentonin kushtetutshmërinë e mbajtjes së një gjykimi, duke qenë se Trump tani është një ish-president.

Mosmarrëveshjet rreth strategjisë ndryshuan, kofirmojnë burimet për ABC News, por Trump donte që ekipi i tij të argumentonte se kishte mashtrim në zgjedhje, ndërsa avokatët dhe disa këshilltarë të lartë të ish-presidentit donin që fokusi të mbetet në kushtetutshmërinë e një gjykimi me presidentin jo më në zyrë.

Një burim pranë ish-presidentit e përshkroi ndryshimin si një “vendim të ndërsjellë” midis palëve.

Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” pas rrethimit të dhunshëm në Kapitolin të SHBA-së që la një oficer policie dhe katër të tjerë të vdekur. Dhuna, e cila u zhvillua më 6 janar, u parapri nga një tubim i Trump kur ai u tha mbështetësve të tij që të drejtoheshin në Kapitol dhe në mënyrë të përsëritur tha se ata duhet të luftonin për të.

“Përpjekjet e demokratëve për ta fajësuar një president i cili tashmë ka lënë detyrën është totalisht antikushtetuese dhe kaq e keqe për vendin tonë. Në fakt, 45 senatorë kanë votuar tashmë se është antikushtetuese. Ne kemi bërë shumë punë, por nuk kemi marrë një vendim përfundimtar në ekipin tonë ligjor, i cili do të bëhet së shpejti”, tha Jason Miller, zëdhënës i Trump, për ABC News të shtunën.

Gjyqi i Senatit është planifikuar të fillojë më 8 shkurt. Dy të tretat e Senatit – ose 67 senatorë – do të duhet të votojnë pro që vendimi për dënimin e Trumpit të ketë sukses. Kjo do të thotë se 17 senatorë republikanë do të duhet të shkojnë në anën e demokratëve.

Më Shumë

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Derbi për pozitën e dytë, Bashkimi pret Prishtinën në “Sezai Surroi”

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të, ku Bashkimi e pret Prishtinën, raporton PrizrenPress. Ndeshja zhvillohet sot...

Lajmet e Fundit