4.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Trump mund të vizitojë Afganistanin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se mund të vizitojë trupat amerikane në Afganistan për herë të parë.

Duke ua përcjellë mesazhin e Festës së Falënderimeve trupave në Afganistan, përmes një telekonference, Trump i tha një koloneli: “Do t’ju takoj kur të vini në SHBA ose ndoshta do t’ju shoh atje”.

I pyetur më pas nga gazetarët nëse do të udhëtojë në Afganistan, Trump tha: “Në kohën e duhur do të bëjmë ca gjëra shumë interesante”.

Presidentët e vonshëm amerikanë i kanë vizituar vazhdimisht trupat amerikane në zonat e luftës.

Gati dy vjet në presidencë, Trump është kritikuar që nuk e ka bërë ende një udhëtim të tillë.

Në dy vjetët e parë të mandatit të tij, ish-presidenti Barack Obama ka udhëtuar në Irak dhe dy herë në Afganistan.

Edhe ish-presidenti George W. Bush ka udhëtuar në Afganistan dy herë dhe në Irak katër herë gjatë dy mandateve në detyrë.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 14,000 trupa në Afganistan, që shërbejnë në kuadër të një misioni trajnues dhe këshillues të NATO-s.

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Gërxhaliu paralajmëron rritje zinxhirore të çmimeve: Shtrenjtimi i naftës mund të thellojë inflacionin në Kosovë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  ka paralajmëruar se rritja e çmimit të derivateve të naftës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë...

Lajmet e Fundit