Trumpi thotë se New Yorku nuk ka nevojë të jetë në karantinë

Vetëm pak orë pasi bëri thirrje për izolimin total të New Yorkut, presidenti Donald Trump, ka tërhequr thirrjet e tij, duke thënë se ky shtet nuk ka nevojë për një masë të tillë.

New Yorku është shteti më i goditur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 53 mijë raste dhe 728 vdekje janë të konfirmuara në New York, transmeton KOHA.

Guvernatori Andrew Cuomo, ka deklaruar se New Yorku ishte prapa në luftën kundër koronavirusit që në ditën e parë. Ai është bërë zë i pothuajse të gjithë amerikanëve në betejën me virusin vdekjeprurës.

E për ta luftuar përhapjen e koronavirusit, është miratuar kërkesa për ndërtimin e spitaleve të përkohshme në New York, duke shtuar edhe 4 mijë shtretër.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit