Turqia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, në një takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, në NATO dhe në Këshillin e Evropës, në të cilin Kosova ka aplikuar para gjashtë ditësh, si dhe në organizatat e tjera rajonale dhe më gjerë.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e mirë të deritanishëm në mes të dy ministrive si dhe u theksua nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në mes të të dy ministrive të mbrojtjes dhe të dy forcave, që është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Po ashtu, dy ministrat biseduan për zhvillimet gjeopolitike, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

“Mehaj e falënderoi homologun e tij për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, e në anën tjetër, ministri turk i mbrojtjes, Akar e ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Turqisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit