Turqia mund të nisë nesër operacionin ushtarak në Sirinë Veriore

Turqia dhe grupet e armatosura, besnike të Ankarasë mund të fillojnë një operacion ushtarak në veri të Sirisë të martën. Kështu tha një burim i njohur me këtë çështje.

“Turqia synon të nisë një operacion ushtarak kundër forcave siriane nesër dhe udhëzoi grupet opozitare që të përgatiten për operacionin”, deklaroi burimi duke shtuar se operacioni do të fillojë në disa drejtime.

Javën e kaluar parlamenti turk ratifikoi një mocion për të zgjatur autorizimin për operacionet ndërkufitare kundër terrorizmit në Siri dhe Irakun Verior edhe për dy vite të tjera.

Siria e ka kundërshtuar këtë vendim. Turqia ka kryer tre operacione të mëdha ushtarake në veri të Sirisë mes viteve 2016 dhe 2019. /Abcnews.al

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit