10.1 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

U ble për vetëm 10 mijë euro, tani kërkohet me ngulm në Premier Leauge

Talenti i Barcelonës, Gavi, po kërkohet me ngulm nga ekipet e mëdha në Premier Leauge dhe jo vetëm.

Drejtuesit e klubit të Barcelonës janë duke negociuar me futbollistin dhe agjentin e tij, lidhur me zgjatjen e kontratës së Gavi-it.

Në këtë mënyrë, klubi blaugrana synon që në kontratën e re, të rrisë edhe klauzolën e lirimit të kontratës së futbollistit 17 vjeçar, e cila për momentin është 50 milionë euro, shifër kjo që shumë klube të mëdha janë të gatshme ta paguajnë.

Ky interesim i klubeve të mëdha evropiane vjen pasi që talenti spanjoll është duke shfaqur një sezon shumë të mirë me klubin e Barcelonës.

Edhe pse është vetëm 17 vjeç, Gavi i jep një siguri të lartë klubit të tij në mesfushë, i cili në këtë sezon ka bërë 20 paraqitje në La Liga, prej të cilave ka kontribuar me dy gola dhe katër asistime.

Afrimi i tij te Barcelona dhe rritja e tij deri në këtë pikë sa të kushtojë dhjetëra miliona, është një sukses shumë i madh e drejtuesve të klubit katalanas.

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Gavi ka kushtuar vetëm 10 mijë euro, shifër kjo e cila u pagua nga klubi i Barcelonës për ta blerë Gavi-n nga akademia e Real Betis-it, kur ai ishte 11 vjeç në vitin 2015.

Kujtojmë që Gavi numëron edhe katër paraqitje me kombëtaren A të Spanjës, i cili është bërë një nga futbollistët më të rinj në moshë të debuton me kombëtaren “La Roja”.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Gjyqtarja Kadire Rexha nis detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykata Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtaren Kadire Rexha, e cila nga sot ka nisur zyrtarisht detyrën e saj...

Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familjes së 3-vjeçares që vdiq nga shembja e murit në Qendrën Historike të Prizrenit

Ka marrë epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore Prizren– dega në Suharekë, për rastin e 3-vjeçares Xh.G., e cila kishte vdekur...

Lajmet e Fundit