15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

U gjetën 50 gjyle topi në Kalanë e Prizrenit

Nisën aksionin për pastrimin e Kalasë së Prizrenit, por gjatë gërmimeve në kala, arkeologët kanë gjetur mbi 50 gjyle topi dhe municion të kalibrave të ndryshëm.

Sipas Shafi Gashit, arkeolog, ato i përkasin përgatitjes për rezistencë të kohës së Lidhjes së Prizrenit.

Mjete të tilla luftarake u hasën në qendër të qytetit edhe në maj të vitit 2010-të. Sipas Gashit, gjatë gërmimeve , janë gjetur mbi 2 mijë eksponate, të cilat do të ekspozohen për të gjithë turistët në ambientet e kalasë, të cilat janë ndërtuar mbi themelet e ndërtesave të vjetra.

Por një pjesë e kalasë së qytetit të vjetër u rrëzua disa javë më parë, ndërsa restaurimi i saj ende nuk ka filluar. Drejtori i QRTK-së Samir Hoxha, premton se puna për këtë, do të nisë në fillim të javës së ardhshme.

Për përfundimin e kësaj faze të restaurimit Ambasada Amerikane dhe Ministria e Kulturës kanë ndarë një fond prej 350 mijë eurove.Gjatë punimeve që po bëhen në këtë fortifikatë, me sipërfaqe prej 1.5 hektarë, janë hasur objekte të veqanta që I përkasin periudhës së bronxit të vonë deri në luftrat e fundit ballkanike.

Më Shumë

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Lajmet e Fundit