21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

U promovua libri “Historia e Gjimnazit të Prizrenit” i autorit Beqir Letaj

Të premten në ambientet e librarisë ” Altera” në Prizren, është bërë përurimi i librit monografik ” Historia e gjimnazit të Prizrenit”, e autorit Beqi Letaj, mësimdhënës i këtij institucioni arsimor i cili këto ditë po shënon përvjetorin e radhës të themelimit të tij.

Pjesë e kësaj ngjarje kulturore ku për herë të parë është shkruar një monografi kushtuar gjimnazit të Prizrenit, ishin miq, bashkëpunëtorë, veteranë të arsimit e përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Njëri nga recensentët e këtij botimi, dr. Sadik Mehmeti, tha se ky libër paraqet një kontribut të vlefshëm monografik në të cilin trajtohen në mënyrë të rrjedhshme e kronologjike një shumësi prblemesh shkollore e arsimore të gjimnazit, por edhe me karakter shoqëror e politik të Prizrenit me rrethinë në periudha të ndryshme.

Ndërkaq, recensenti tjetër, Zog Çoçaj, tha se, nxjerrja në dritë e librit monografik, “Historia e gjimnazit të Prizrenit”, është një hap i guximshëm dhe shumë i rëndësishëm nga ana e autorit Letaj, për zbardhjen e shumë të vërtetave për gjimnazin, që nga themelimi deri në periudha të vonshme. Autorin për këtë libër kushtuar institucioni arsimor i cili këtyre ditëve po shënon ditën e themelimit të tij, e kanë përgëzuar edhe ish mësimdhënësit e tij, Habib Ahmeti dhe Hajdar Mallaku.

Në fund, fjalen e mori edhe autori i monografisë, Beqir Letaj, i cili tha se mirëpret edhe kritika dhe sugjerime rreth këtë botim. Ndryshe, në këtë libër autori zbardhë shumë të vërteta për gjimnazin “Gjon Buzuku”, që nga themelimi në vitin 1855 deri në vitin 1968.

Më Shumë

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Ferma e zogjëve brojlerë në Korishë i plotëson standardet për eksport në BE

Nga një fermë e vogël me kapacitete të kufizuara gjashtë vite më parë, deri te një investim prej mbi 3 milionë eurosh. Ky është...

Lajmet e Fundit