Manchester United gjen trashgimtarin e Pogba-s

Manchester United e ka gjetur trashgimtarin e Paul Pogba-s në mesfushë. Francezi do të largohet si transferim i lirë në fund të sezonit, pasi përfundon kontratën në “Old Trafford”.

Sipas britanikes “The Athletic”, United ka piketuar, Ryan Gravenberch-in si zëvendësuesin e Pogba-s.

Mesfushori i talentuar i Ajax-it ka kontratë me holandezët deri në verën e 2023. Kartoni i tij vlerësohet rreth 35 milionë euro. Një shumë e përballueshme për arkat e United.

19-vjeçari ka tërhequr shumë skuadra të mëdha falë paraqitjeve të mira të tij. Mes të cilave Juventus, Bayern Munich apo dhe Atletico Madrid.

Gravenberch është produkt 100 për qind i Ajax-it. Në 2019 ai kaloi nga ekipet zinxhire në skuadrën e parë. Dhe që nga ajo kohë, ai numëron 97 paraqitje, 11 gola dhe 13 asiste. Prej të cilave nga sezoni aktual janë 36 paraqitje, dy gola dhe gjashtë asiste.

/Albanianpost.com

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit