-4.5 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

U promovuan katër libra të publicistit Fahri Musliu

Katër libra dokumentaro-publicistikë të gazetarit dhe publicistit Fahri Musliu u promovuan sot në Prizren.

Librat sjellin  në fokus tema historike, politike dhe shoqërore që lidhen ngushtë me realitetin shqiptar dhe kontekstin më të gjerë evropian.

Librat: “Mes Frikës dhe Shpresës”, “Kosova në Klimaks Politik, Evropa dhe Çështja Shqiptare (1830–1921)”, të autorit Sreten Drashkiq, si dhe “Bekimi me Dashuri”, u vlerësuan  nga studiuesit dhe njohësit e fushave përkatëse.

Historiani, Jusuf Buxhovi vlerësoi qasjen dokumentare dhe publicistike të veprave. Sipas tij, kanë rëndësi për historiografinë shqiptare.

“Këto libra kanë vlerë të veçantë sepse mbështeten në dokumente dhe burime serioze, duke ndihmuar në ndriçimin e periudhave kyçe të historisë dhe zhvillimeve politike shqiptare”, u shpreh ai.

Ndërkaq, politikologu Melazim Koci u ndal te dimensioni politik i librave, duke theksuar se trajtimi i çështjes së Kosovës dhe raporti i saj me Evropën mbetet aktual.

“Analizat e ofruara në këto vepra ndihmojnë për të kuptuar më mirë proceset historike, por edhe sfidat politike me të cilat përballemi sot”, tha Koci,transmeton  TV Prizreni.

Edhe profesori i së Drejtës Kushtetuese, Ditar Kabashi, vuri në pah relevancën akademike të botimeve, duke theksuar ndërthurjen e disiplinave.

“Librat krijojnë një lidhje të rëndësishme mes historisë, së drejtës dhe politikës, duke ofruar një qasje të thelluar për interpretimin e zhvillimeve shoqërore”, tha Kabashi.

Në fjalën e tij, autori Fahri Musliu falënderoi të pranishmit për interesimin, duke nënvizuar synimin e këtyre botimeve.

“Qëllimi i këtyre librave është të nxisin debat, reflektim dhe një qasje kritike ndaj ngjarjeve që kanë formësuar dhe vazhdojnë të ndikojnë shoqërinë shqiptare”, u shpreh ai.

Promovimi u përmbyll me diskutime të hapura dhe bashkëbisedim me autorin, ku të pranishmit shkëmbyen mendime rreth temave të trajtuara në libra./PrizrenPress.com

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Viti i Ri në Prizren: Ndalohen 3 persona, sekuestrohen 4 armë e municione

Tre persona janë ndaluar për përdorim të armëve gjatë festimit të ndërrimit të mot moteve, ndërkaq janë sekuestruar disa armë e municione në Prizren. “Gjatë...

Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së

Valon Berisha, ish-drejtor i Financave dhe Kontabilitetit në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka rënë në pranga sikurse ish-drejtori i BKS’së, Sami Mazreku, përgjatë...

Lajmet e Fundit