U zhvillua aksioni “Ta pastrojmë Malishevën”

Aksioni i pastrimit të ambientit “Ta pastrojmë Kosovën” gjegjësisht largimi i mbeturinave nga deponitë ilegale, u organizua edhe në Malishevë i cili ka filluar që nga ora 10:00, aksion të cilit i ka prirë i pari i komunës së Malishevës Ragip Begaj me të gjithë administratën komunale, si dhe të gjitha institucionet tjera, edhe pse kushtet atmosferike, përkatësisht reshjet e shiut, kanë ndikuar në zhvillimin e plotë të aktivitetit, në këtë aksion pastrimi kanë marr pjesë edhe qytetar të shumtë.

Në këtë aksion pastrimi janë përfshirë të gjitha institucionet, nga Kuvendi Komunal, policia të cilët kanë bërë sigurimin e aksit rrugorë Prishtinë-Rahovec, Malishevë-Kijevë dhe Malishevë-Suharekë. Po ashtu pjesëmarrës tjerë ishin edhe të gjitha kompanitë publiko-private, si ajo e higjienës, e ujësjellësit “Hidroregjioni”, e cila ka marr pjesë me një ekskavator dhe me personel. Këtë aksion e kanë mbështetur edhe dy kopani private kompania “Jehona” e cila ka marrë pjesë me një ekskavator dhe “Vëllezërit Jahaj”, me një ekskavator dhe kamion.

Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” nuk i kanë munguar edhe organizatat e të rinjve dhe shoqatat e ndryshme të cilat veprojnë në komunën e Malishevës, si dhe qytetarët ku numri i pjesëmarrësve ishte rreth 400 qytetar.

Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar rreth 24 tonë mbeturina, ndërsa materialin higjenik si thasë, dorëza, dhe të tjera, është kujdesur komuna e Malishevës.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit