Ukaj: Do ta votoj buxhetin nëse parashikohet shtrimi i rrugës Korishë – Kabash

Kuvendari i PDK-së i cili është edhe kandidat për mandatin e dytë në Asamblenë Komunale, Islam Ukaj, ka kërkuar që në buxhetin e vitit të ardhshëm të futet edhe projekti për shtrimin e rrugës nga Korisha në Kabash.

Ukaj është zotuar publikisht se do ta votoj buxhetin nëse parashikohet shtrimi i kësaj rruge, duke përfshirë edhe ulëse për pushues në çdo kilometër.

Postimi i plotë:

Të nderuar/a: ky është fjalimi im i mbajtur në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit:

Në javën e ardhshme është në rend dite votimi i projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm. Me këtë rast, ky pushtet i udhëhequr nga VV në krye me Kryetarin Mytaher Haskuka, në fshatin tim Korishë prej nga vij unë, nuk e ka parë të arsyeshme të ketë investime të mjaftueshme, në bazë të kërkesave dhe nevojave tona si qytetarë të këtij regjioni.
Andaj, unë si përfaqësues i juaji aktual por edhe si Kuvendar në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, kërkova që në këtë buxhet të hyn për votim:

Shtrimi i rrugës me asfalt nga Korisha për në Kabash. Në kuadër të kësaj rruge duhet të ketë edhe shteg për ecje, të këtë së paku çdo kilometër ulëse për pushues, ku ky investim ndikon në përmirësimin e kushteve elementare për banorët e këtij regjioni, si dhe në rritjen dhe zhvillimin e turizmit malor, për shkak të bukurive të rralla natyrore që i ofrojnë bjeshkët e Kabashit.

Nëse ky pushtet reflekton dhe hyjnë në projekt-buxhet pikat e propozuara në fjalë, unë publikisht premtoj se do të votoj pro buxhetit, sepse edhe ashtu implementimi i këtij buxheti, fillon së realizuari nga Kryetari i ardhshëm i Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit