Rusia thotë se Ukraina ka lëshuar 10 raketa dhe tre anije pa pilot në sulm ndaj shtëpisë së flotës së saj të Detit të Zi në Krime.
Si pasojë e sulmit u shkaktua zjarr i madh në një kantier detar të Sevastopolit, i cili la 24 të plagosur, tha Rusia, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Guvernatori i Moskës, Mikhail Razvozhayev, tha se shumica e armëve u kapën.
Rusia shtoi se dy nga anijet e saj u dëmtuan si rezultat i goditjeve nga raketat.
Imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat BBC thotë se ende nuk i ka verifikuar, tregojnë disa shpërthime të mëdha në zonë.
Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Ukraina ka shënjestruar Sevastopolin dhe flotën e Detit të Zi më parë, por ky duket të jetë një nga sulmet e saj më të bashkërenduara deri më tani.
Shtatë nga raketat u rrëzuan dhe të tre varkat u shkatërruan, pohoi ministria e mbrojtjes e vendit.
Ukraina nuk ka komentuar ende për sulmin në Krime.
Ndërkohë, dronët rusë raportohet se kanë dëmtuar portin ukrainas të grurit të Izmail, në lumin Danub.
Guvernatori i rajonit Odesa, Oleh Kiper, tha se gjashtë persona ishin plagosur në sulm, i cili shkaktoi zjarr dhe dëmtoi infrastrukturën.