Kryeparlamentari Krasniqi i reagon ashpër presidentit çek

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasnqi ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit çek, Milosh Zeman, i cili ka thënë se krijimi i FAK-ut nuk është asgjë më shumë se riarmatosje e UÇK-së, ndërsa shton se Kosova është shtet nën ndikim të narko-mafisë?!
“Me deklarimet tuaja, s’bëre gjë tjetër veçse në mesin e njerëzve që kanë faje të renda gjenocidale, terroriste e banditeske, tregove harbutërinë tuaj kriminale”, shkruan Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Krasniqi madje ia kujton atij se Çekia është vend anëtar i BE-së dhe se ai nuk guxon të flasë në këtë mënyrë, pasi BE-ja është bashkim i shteteve që shquhen për vlera kulturore, për humanizëm, drejtësi e mirëkuptim

“Mënyra sesi po flisni në vendin e krimit, në mesin e njerëzve që kanë komanduar edhe grupe paramilitare, grupe që i kanë bërë krimet më monstruoze në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, me të cilat krime hije të zezë i qiten edhe Evropës, tregon se shpirti dhe mendja e juaj është e helmuar dhe e kriminalizuar me gjenocidin e bandave te Milosheviqit e të pushtetit të tij me kryeqytet Beogradin”.

Edhe pararendësi i Zemanit, Vaclav Klaus ishte kategorikisht kundër pavarësisë së Kosovës. Madje ai ka refuzuar të dekretrojë ambasdorin çek në Kosovë.

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit