17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

UP-ja nesër hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Prishtinës nesër (premte) pritet ta shpallë konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në tri nivelet e studimit: bachelor, master dhe doktoratë.

Lajmin e ka bërë me dije për “Radio Kosovën” prorektori për Mësim dhe Çështje të Studentëve, Hysen Bytyqi.

“Do të shpallen për aplikim të kandidatëve 150 programe studimore, prej tyre 70 në nivelin bachelor, 65 në master dhe 15 programe për studime të doktoratës. Numri i përgjithshëm i studentëve apo i vendeve të lira janë gjithsej 3534 vende. Në nivelin master do të jenë 2425 studentë dhe 116 studentë në studimet e doktoratës”, ka thënë Hyseni.

Prorektori Bytyqi tha se që nga e hëna ka filluar të zbatohet edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për ta rritur numrin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, me 75 studentë në programin Mjekësi e Përgjithshme dhe 59 studentë në Infermieri.

“Ka qenë vendim i obligueshëm i cili kërkon të implementohet dhe duke e pasur parasysh këtë fakt, ne kemi kërkuar nga administrata jonë, shërbimi i studentëve dhe Fakulteti i Mjekësisë që një gjë të tillë ta implementojë dhe sa e di që nga e hëna një gjë e tillë është në proces dhe është realizuar. Dhe nëse nuk janë plotësuar ato vende mbeten në afatin e dytë të shtatorit sikur edhe në fakultetet e tjera, por vendimi ka qenë obligues dhe ne e kemi implementuar”, ka thënë ai.

Në konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj, UP është e obliguar me rregullore që 17 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve që regjistrohen të jenë nga komunitetet pakicë dhe studentëve jashtë Kosovës.

Më Shumë

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Lajmet e Fundit