UPZ dhe Universiteti i Tiranës konkretizojnë bashkëpunimin

UPZ 45Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Tiranës kanë nisur konsultimet për konkretizimin e bashkëpunimit.

Prof.dr.Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i UPZ-së me bashkëpunëtorë kanë zhvilluar një takim me Prof. dr. Dhori Kule, rektor i Universitetit Shtetëror të Tiranës, ku janë pajtuar që të fillojnë me shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve nga viti akademik 2014/2015.

Universiteti i Tiranës do të pranojë një numër të caktuar të kandidatëve në studimet e doktoratës nga Universiteti i Prizrenit, gjithashtu UT dhe UPZ do të shkëmbejnë studentë dhe profesorë aty ku parashihet nevoja.

Shemsidini e falënderoi rektorin e Universitetit të Tiranës për vullnetin e treguar që të mbështesë UPZ-në.

Profesor Kule gjithashtu theksoi se Universiteti i Tiranës është i gatshëm që të mbështes UPZ-në në të gjitha aspektet.

UPZ dhe UT kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim më 2012, me ç’rast të dyja palët ishin pajtuar që ta mbështesin njëra tjera në fushat akademike. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit