Urime Fitër Bajrami !

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka uruar besimtarët islam me rastin e Festës së Bajramit.

“Pas ditëve të agjërimit, adhurimit, sakrificës e mirësisë , Fitër Bajrami është dita kur për të gjithë besimtarët vije lehtësimi”.

“Veçoritë e muajit të Ramazanit le të jenë shtysë për t’u angazhuar edhe më shumë për shoqërinë e vendin tonë, le të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe të mbarë njerëzimit”.

“T’u japim mburojë atyre që ndihen të kërcënuar. T’u ndihmojmë atyre që kanë nevojë dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të drejtë dhe solidare”.

“Në emrin tim personal, të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emër të Komunës, ju uroj Festën e Fitër Bajramit”.

“Paçi gjithmonë shëndet, mirëkuptim dhe begati në familjet tuaja!”

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit