17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

MMPH-ja ofron përkrahje për studentët e UPZ-së

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj e shoqëruar edhe nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Luljeta Veselaj ka vizituar Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ku u prit nga rektori, Ramë Vataj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se në takim është diskutuar për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit në mes të MMPH-së dhe UPZ-së. Konkretisht për përkrahjen e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ.

Vataj theksoi se misioni themelor i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është ofrimi i nivelit të edukimit universitar dhe pasuniversitar si dhe të merret me hulumtimet shkencore dhe punë konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e natyrës së gjallë, Mjedisit dhe Agrobiznesit.

Reshitaj theksoi se dikasteri qeveritar që ajo e drejton është interesuar për këtë fakultet të ri dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur pasi që ofron kuadro në programe specifike që kanë munguar në Kosovë. Ajo shtoi se është e gatshme që të ofrojë për studentët kryerjen e praktikës në MMPH dhe në agjencitë në kuadër të kësaj ministrie.

Më Shumë

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Lajmet e Fundit