Urimi i PD-së në Prizren për Kurban Bajram

Partia e Drejtësisë, dega në Prizren, uron të gjithë qytetarëve të besimit islam Festën e madhe të Kurban Bajramit

“Në këto ditë feste secili besimtar duhet t’i kujtojë vlerat e përhershme shpirtërore të islamit: vlerat e devotshmërisë, të  drejtësisë, të humanizmit, të paqes, të solidaritetit, të respektit,  të mëshirës dhe të dashurisë ndaj njerëzve,veçanërisht ndaj të afërmve”, thuhet në urimin e PD-së, përcjellë PrizrenPress.

“Kulturën e urrejtjes ndërnjerëzore le ta mposhtim me sakrificë, që  qëndron në themel të çdo arritjeje njerëzore, le ta mposhtim me  paqe, me dashuri, me mirëkuptim dhe me solidaritet”.

“Festa e Kurban Bajramit  është një rast  i mire që secili nga ne të reflektojë dhe të sakrifikojë diçka nga vetja për të mirën e përgjithshme, është rast kur duhet të jemi më tepër se kurrë pranë dhe me familjet e dëshmorëve dhe të martirëve, me familjet e të pagjeturve, të të pastrehëve dhe të skamnorëve”.

“Andaj, lusim All-llahun e Madhërishëm që të pranojë të gjitha lutjet dhe ibadetët tuaja kudo që jeni e veçanërisht të  vëllezërve dhe motrave tona që në këto çaste janë duke e kryer obligimin e haxhit”.

“Me fat Bajrami i Kurbanit dhe gjithmonë paçi shëndet, gëzim, begati, mirëqenie, suksese dhe dashuri në familjet tuaja!” /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit