4.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Ushtria e Kosovës dështon ta kap ariun ‘problematik’ të Prizrenit

Që nga e dita e diel kur Ushtria e Kosovës “i shpalli luftë” Ariut të Murrmë” të Prizrenit, nuk ka ndonjë rezultat pozitiv për kapjen e tij.

Përveç analizës së situatës që i është bërë lokacionit ku është duke qëndruar ariu, Ushtria e Kosovës nuk ka marr ndonjë veprim më tutje për kapjen e ariut, shkruan Gazeta Insajderi.

Remzije Zeqiraj, nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun ka thënë për Gazetën Insajderi se nuk ka ndonjë zhvillim deri më tani.

“Nuk ka ndonjë zhvillim tutje. Të dielën me datën 5, FSK bashkë me agjencionet tjera dhe Komunën e Prizrenit e kanë vlerësuar situatën e kanë kqyr terrenin atje ku është paraqit, është lajmëruar dhe ku i ka bërë damet e tjera tjera, por ende nuk ka ndonjë veprim tjetër pos atij vlerësimi të situatës”, ka thënë Zeqiraj për Insajderin.

“Do të thotë në bashkëpunim me agjencionet tjera kanë vlerësuar gjendjen në terren atje por nuk ka ndonjë veprim shtesë, ndonjë operacion që është ndërmarr lidhur me këtë fenomen”, ka shtuar Zeqiraj.

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar të dielën se kanë ofruar ndihmë për menaxhimin e situatës së sigurisë për banorët e fshatit Pouske të komunës së Prizenit, pas sulmeve të ariut të murrmë në këtë fshat.

“Gjatë analizës së situatës dhe shqyrtimit të nevojave është konkluduar që zgjidhja më e mirë për të tejkaluar situatën do të ishte ndërrimi i lokacionit për Ariun e Murrmë”, thuhej në njoftim.

Ndërsa Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit kishte emëruar një komision për vlerësimin e masave që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë së tyre nga rreziku nga ariu i murrmë.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Ky ari “problematik” ia kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëve të fshatit delet. Ariun banorët e kishin raportuar edhe në polici.

Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati Pousk e Prizrenit kishte pësuar një dëm në orët e mëngjesit. Behët fjalë për 28 copë dele të cilat ariu ia kishte ngrënë.

Po ashtu edhe Tusun Krasniqi nga lagja Tusus Prizren, kishte qenë në hall me ariun. Atij ju kishin sulmuar mbi 5 koshere me bletë.

Më Shumë

Kroati Josip Ziziq, fitues i truneut ‘Adem Jashari’

Boksieri kroat Josip Ziziq në kategorinë +92 është fitues i turneut të 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”. Kroati në duelin final mundi boksierin nga Shqipëria,...

Sot nis turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të nis sot pasdite në Pallatin...

Lajmet e Fundit