11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Ushtria e Kosovës ka nisur më heret

DusanJanjicDusan Janjic thotë se procesi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës ka filluar që nga shuarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kërkon nga pala serbe që këtë çështje ta diskutojë në NATO, ose në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dusan Janjic, ka thënë se modalitetet e Ushtrisë së Kosovës do të duhej të diskutohen në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, raporton lajmi.net.

Ai në një intervistë për RTS ka thënë se ekziston mundësia që të bisedohet për modalitetet e Forcave të Armatosura të Kosovës në Bruksel, por jo te Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, por në Selinë e NATO-së.

Por, sipas analistit serb, vendimi më i mirë i Serbisë do të ishte që këtë çështje ta dërgojë për diskutim në KS të OKB-së.

Edhe pse, siç thotë Janjic, Ushtria e Kosovës është përmendur në dokumentet kushtetues që nga viti 2006, që në kuptimin themelor ka qenë ushtri.

Ai bën të ditur se ky formacion ka pasur disa faza nëpër të cilin ka kaluar – në fazën e parë është quajtur UÇK, më pas TMK, dhe së fundi FSK.

Janjic konsideron se këto trupa të armatosura do të mund të ngritën në ushtri.

Afati kushtetues për formimin e ushtrisë dhe zhvillimi i dialogut të Brukselit që çon në ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë dhe Kosovës, ka ngritur çështjen e Ushtrisë së Kosovës, tha Janjic, dhe sipas tij, kjo çështje lidhet objektivisht edhe me njohjen.

Ai shtoi se ushtria nuk mund të zhvillohet në një kuptim të plotë përderisa Kosova të mos bëhet e pavarur, sovrane dhe njohur ndërkombëtarisht.

Më Shumë

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Gashi: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka deklaruar se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë kanë përfunduar dhe sipas tij, mazhoranca nuk e ka...

Lajmet e Fundit