2.5 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Vafsh në ferr! Presidenti i Filipineve mallkon raportuesin special të OKB

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte e mallkoi një ekspert të të drejtave të njeriut të OKB-së që tha se pavarësëia e gjyqsorit në vend ishte e kërcënuar që “ të shkonte në ferr” duke e paralajmëruar kundër ndërhyrjes në punët e brendshme.

Gjykata e Lartë e Filipineve votoi muajin e kaluar për të hequr Shefen e Drejtësisë, Maria Lourdes Sereno, të cilën Duterte e quante “ një armike”, sepse kishte votuar kundër propozimeve të qeverisë, duke përmendur shkeljet në mënyrën sesi ishte emëruar.

Shkarkimi i saj i jep një mesazh trishtues, gjykatësve të tjerë dhe anëtarëve të gjyqësorit, tha Diego Garcia Sayan, raportuesi special i OKB për pavarësinë e gjyqtarëve dhe avokatëve.

“I thoni atij të mos ndërhyjë në çështjen e brendshme të vendit. Të shkojë në ferr”, “tha Duterte, në një konferencë shtypi të shtunën në darkë, para se të niste një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut.

Lideri filipinas është i njohur për sfidën që i ka bërë presionit ndërkombëtar dhe sulmet e tij kundër kritikëve.

Në veçanti ai ka kërcënuar ish-presidentin amerikan Barack Obama dhe raportuesin specialë të OKB-së që e akuzuan për vrasjet pa gjyq, luftën e ëprgjakshme kundër drogës dhe projektin e tij për të sjellë sigurinë publike./SYRI.NET

Më Shumë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Bashkimi rikthehet te fitorja

Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17), në javën...

Lajmet e Fundit